Rajon - Botë

I humbi 12 anëtarë të familjes, por nuk e humbi besimin në Zot, thërret: Elhamdulilah! (Video)

Në mesin e shumë rasteve të dhimbshme që po tmerrojnë botën pas tërmetit në Turqi e Siri, është edhe rasti i këtij siriani. Ai ka humbur 12 anëtarë të familjes, dhimbja është e madhe, syri loton, por nuk e ka humbur besimin në Zot. Duke mbajtur njërin prej fëmijëve të vdekur në krah, ka grumbulluar forcën e mjaftueshme dhe duke ngritur gishtin lart, thërret “Elhamdulilah”, duke dhënë shembull të paparë durimi.

E durimi në këtë rast u nevojitet shumë familjeve anembanë Turqisë e Sirisë, sepse është rritur sërish numri i viktimave pas tërmetit. Sipas të dhënave të fundit, numri total i viktimave në të dyja vendet ka shkuar në 7,266. Kjo vjen pasi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca konfirmoi se numri i viktimave në Turqi është rritur në 5,434.

31 777 kanë mbetur të lënduar, tha ministri. Ndërkohë, deri më tani janë raportuar më shumë se 1800 viktima në Siri. Në Siri të paktën 3,849 persona janë plagosur, 1,449 në zonat e kontrolluara nga qeveria e Sirisë dhe 2,400 në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita sipas Helmetave të Bardha.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi. /abcnews.al

Video e dhimbshme: https://fb.watch/iynm8S8V5z/?mibextid=qC1gEa