Maqedoni

Takim Gashi-Konjufca: Maqedonia e Veriut mbështet pozicionin e Kosovës në negociatat me Serbinë

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryetari i Alternativës Afrim Gashi dje në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

“Diskutuam për momentin politik në të cilin ndodhet Kosova. Shpreha mbështetjen e plotë të Alternativës dhe të Maqedonisë së Veriut për pozicionet e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Theksova nevojën që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të përfundojnë me zgjidhje që ruan paqen dhe stabilitetin në rajon, ndërsa ka në thelb njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Gashi pas takimit.

Ai ka nënvizuat edhe përkrahjen për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Bashkërisht u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat”, theksoi Gashi.