Dy nxënës nga Maqedonia e Veriut mes të lënduarëve në Turqi, njëri është operuar
Në rajonet e përfshira nga tërmeti në Turqi kanë qenë tetë shtetas të Maqedonisë së Veriut, njoftoi presidenti Stevo Pendarovski.
Në mesin e të lënduarëve janë dy nxënës nga vendi ynë, njëri me lëndime të rënda dhe ai është operuar.
Në vazhdim të dhënat e fundit nga tërmeti, që janë në përditësim:
◉ më shumë se 2,300 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 10 mijë të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore orët e para të së hënës.
◉ Tërmeti, një prej më të fortëve që godet rajonin në më shumë se 100 vjet, ra 23 kilometra nga lindja e Nurdagi, në provincën e Gaziantep, me një thellësi prej 24.1 kilometrash, tha Qendra Sizmologjike Amerikane.
◉ Numri i të vrarëve në Turqi është të paktën 1,121, ndërsa më shumë se 7,634 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
◉ Në Siri, deri më tani raportohet të paktën 783 të vrarë dhe mbi 2,000 të plagosur. Pjesa më e madhe e viktimave janë nga rajoni i Aleppo-s, Hama, Latakia dhe Tartus.
◉ Ndërkohë në orën 13:24, me orën lokale, u regjistrua një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter në Turqinë Qendrore.
◉ Autoritetet thonë se po luftojnë me kohën për të shpëtuar personat e zënë nën rrënoja, pasi me qindra banesa u shemben në të dyja vendet.
◉ Me miliona persona në Turqi, Siri, Liban, Qipro e Izrael e ndjenë tërmetin e fortë, që u pasua nga qindra paslëkundje të tjera.