Ahmeti në Zhelinë: Deri në vitin 1990 maqedonasit vasalë të Beogradit
Duke cituar emrin e një sureje islame, kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga takimi në Zhelinë bëri të ditur se në biseda me politikanët maqedonas, ua ka thënë atyre se deri në vitin 1990 kanë qenë vasalë të Beogradit, përcjell Klan M.
Ahmeti theksoi se nuk shqetësohet për situatën e krijuar në BDI sepse sipas tij, partia që ai e drejton “është top dhe unike nga Struga në Kumanovë”.
“Kam dhimbje shpirtërore sepse hakun askujt nuk ia kam ngrënë. popullit pas shpine kurrë si kam punuar. A shokëve. As me standarte të dyfishta nuk kam punuar… Sot Kosova është shtet, un[ë kam qenë kontribues. Historia më vonë do të flasë. kur njerëzit flisnin nëpër oda se kanë vdekur burra e s’ka kush ia kthen pushkën hasmit, dolën burrat dhe ia kthyen”, tha mes tjerash Ali Ahmeti, përcjell Klan Macedonia.