Bekim Sali: AlternAtivA ka dëshmuar konstruktivitetin në momente vendimtare
Nënkryetari i Alternativës dhe ministër i shëndetësisë, Bekim Sali, tha se organet e partisë nuk kanë vendosur akoma nëse do të mbeten në qeveri apo do ta braktisin atë, pasi akoma nuk ka diçka konkrete nga bisedimet LSDM-ASh. Sipas tij, AlternAtivA do të debatojë brenda organeve të partisë dhe do të sjell një vendim kur të ketë diçka konkrete para vetes.
“Për momentin është gjithçka në supozime dhe përderisa nuk ka diçka konkrete ne nuk mund të marrin qëndrim të prerë. Në momente të caktuara ka debate shumë konstruktive brenda partisë sonë, dhe organet partiake pastaj marrin vendimin final”, tha Sali.
Por, Sali tha se AlternAtivA është dëshmuar se di të jetë konstruktive dhe të marrë vendime të rëndësishme për të cilat koha dëshmon se kanë qenë të drejta.
“Ne si parti politike jemi dëshmuar se në momente të caktuara dimë të bëjmë kompromise që fillimisht mund të duken se janë në dëm të partisë, siç ishte hyrja jonë në Qeveri. Por jam shumë i lumtur që me gjithë atë dhimbje brenda partisë Alternativa u soll vendim që të bëhemi pjesë e shumicës, dhe brenda 7 muajve u hapën negociatat me BE-në”, deklaroi Bekim Sali.