Sport

Ylli i NBA-së, Kyrie Irving, agjëron gjatë Ramazanit

Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, tha se si anëtar i komunitetit musliman ai agjëron gjatë Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas fitores së Nets ndaj Boston Celtics (109:104), Irwing tha se ai po agjëron në emër të Allahut dhe se ndihet i bekuar për shkak të kësaj.

“Unë nuk dua ta bëj publike, por njerëzit bëjnë shumë pyetje. Po, vëllezërit e mi muslimanë, edhe unë jam në muajin e Ramazanit. Kaq do të doja të them. Unë do të vazhdoj t’i bindem Allahut”, tha Irving.

Irving është referuar shpesh si “Ramadan Kyrie” nga publiku amerikan i basketbollit në ditët e fundit dhe ai tha se është i lumtur që është anëtar i komunitetit musliman.

“Jam i lumtur se bëj gjërat e duhura, agjërimi i Ramazanit është një prej tyre. Unë me të vërtetë ndihem i lumtur dhe i qetë që po e bëj këtë”, tha Irving.