Myderrizi i Ballit Kombëtar që vdiq në burgjet jugosllave!
Shkruan: Baki Shala
Si sot, më 27 janar 1948, vdiq në burgun e Mitrovicës së Sremit, kleriku dhe veprimtari i NDSH-së, myderrizi Haki Sermaxhaj. Ka vdekur pas 9 muaj qëndrimi në spitalin e burgut të Mitrovicës së Sremit. Disa të burgosur shqiptarët me leje të drejtorisë së burgut, e varrosën në varrezat e burgut të Mitrovicës së Sremit. Eshtrat e tij edhe tani prehen në Vojvodinë.
“Unë jam i gatshëm për bashkëpunim me çdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje ose bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunist… Jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin me Serbi.”
~ Myderriz Haki ef. Sermaxhaj, tetor, 1944.
—