Është më mirë që politikanët të vlersohen nga të tjerët sesa të njëjtëve tu lejohet që të vetvlersohen në politikë
Ejup Berisha
Shumica absolute e shqiptarëve përndryshe e bashkombasve të mi të cilat merren me politikë janë politikan amator të cilëve u duket vetja se janë tepër të mirë, shumë të zotë e produktiv apo dhe profesionist të vërtetë e të dëshmuar në politikë apo shkurt e shqip këta për veten mendojnë se janë të përkryer. Kjo është e keqja më e madhe te këta njerëz se nuk dinë ta vlersojnë realishtë vetveten aty ku janë angazhuar dhe duhet të jenë tepër të përgjegjshëm dhe të japin përgjegjsi. Miku Im Iseni përher thotë se njeriu duhet ti a din hallin vetvetes. Vetvlersimi në gjithcka në jetë përher është qështje subjektive a i keni dëgjuar njerëzit ta kritikojnë veten e tyre
ndonjëher? Jo kjo nuk ndodhë asnjëher të gjithë kur bëhet fjalë për ta thonë Citoj: Jam më i miri o nuk jamë më i keq se të tjerët apo krahasuar me ta unë jamë shumë rregull, e ata që nuk bëjnë përher janë të tjerët.
Do të thotë se krahasuar me konkurentët e kaluar dhe të tashëm ai politikan që e vetvlerson veten e tij është më i miri se të gjithë. Është mirë se vetvlersimi nuk është qështje serioze apo dhe e besueshme kjo pra është jo relevant mu për faktin se njerëzit nuk janë objektiv por janë subjektiv kur japin vlersim për qëndrimin, sjelljet aktet dhe akcionet e tyre në politikë. Këtu në këtë qështje askush nuk e thotë realitetin e zhveshur kur bëhet fjalë për të por të gjithë e zbukurojnë atë kur duhet të thonë dicka objektive dhe reale për veten e tyre. Në politikë si duket është tepër i theksuar subjektivizmi i aktorëve politik kur bëhet fjalë për dhënien e vlersimeve për veten.Pra ata që e bëjnë këtë gjë përher i shmangen objektivitetit apo prezentimit të realitetit ashtu sic e kanë krijuar dhe e kanë mundësuar vetë ata si politikan.
Kur janë te kjo temë këta përher e përdorin siglën Unë krahasuar me të tjerët me para-ardhësit apo dhe me kundërshtarët e mi të tanishëm jamë më i miri, më i mencuri, më i afti, më produktivi dhe më largpamësi, pasiqë të gjithë të tjerët ishin apo dhe janë më të dobët, më përtacët dhe më joproduktomivët se unë. Këtë gjë shume shpesh e dëgjojmë sot nga gojët e atyre që merren me politikë. Është e vërtetë se të gjithë ata që merren me këtë aktivitet të rëndësishëm shoqëror formalisht e gëzojnë epitetin politikan por si të tillë cilësohen dhe mbahen mend vetëmse ata që kontribuojnë realishtë dhe me të vërtetë për të mirën e përgjithshme gjatë punëve dhe aktiviteteve që i bëjnë të njëjtët në politikë. Pra shumë pak prej atyre njerëzve që janë të angazhuar politikishtë lënë gjurmë të paharrueshme dhe të pashlyeshme me kontribute konkrete në të mirën dhe në levërdinë e shumicës së qytetarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.Shumica e politikanëve vetëm dinë të vetlëvdrohen kot.E veprat e mira por edhe të këqijat jo vetëmse në politikë por edhe nëpër sfera të tjera të jetës shoqërore nuk bëhen me fjalë por ato bëhen me vepra.E mu në politikë mungojnë veprat por jo edhe fjalët të cilat janë me bollëk. E fjalët e tepërta dhe të kota pa vepra konkrete janë fukarallëk thotë një fjalë popullore.O ato fjalë pa mbulesë i merr era.