Serwer: Në planin franko-gjerman nuk përmendet njohja nga Serbia
Serwer: Në planin franko-gjerman nuk përmendet njohja nga Serbia
Analisti Daniel Serwer ka deklaruar se versioni i fundit i planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në të cilën, siç thotë ai, përfshihen më shumë detaje rreth rregullimit të jetës së komunitetit serb në Kosovë, mirëpo nuk përmendet njohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së dhe as çështja e të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi.
Serwer theksoi se versioni i fundit i këtij plani është një “hap kah drejtimi i duhur” nëse zbatohet plotësisht, por ka “shtesa të diskutueshme” dhe të meta.
Profesori nga Universiteti John Hopkins në Uashington shtoi se në nenin 7, thuhet se të dyja palët janë të përkushtuara për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane “për të siguruar një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komuniteti serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve për Kosovën”, siç u tha, në fusha të caktuara, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe qeverisë së Kosovës.
Në pjesën e atij shkrimi të publikuar nga Serwer thuhet se palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.
Ai deklaroi se një nga mangësitë është se paragrafi i parë nuk e përmend kushtetutën e Kosovës si bazë për “aranzhimet konkrete” të përmendura dhe se reciprociteti brenda Serbisë nuk kërkohet për komunitetin shqiptar.