Kryesia e Alternativës vizitoi degën e Tetovës
Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Degës së Alternativës në Tetovë prezantoi Trupin Operativ Koordinativ (TOK ose Kryesia e Ngushtë).
“Me këtë rast, në prani të kryetarit të partisë, z. Afrim Gashi, nënkryetarit të Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili, ministrave Bekim Sali e Admirim Aliti, si dhe nënkryetarëve të partisë, sekretarit të përgjithshëm e sekretarëve të tjerë, zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm, kolegial e vëllazëror për gjendjen e gjithmbarshme politike në vend, si dhe për veprimtarinë konkrete të Alternativës në situatën aktuale politike”, thuhet në njoftimin e degës së Tetovës.
Me këtë rast, anëtarët e Kryesisë së Degës së Tetovës kishin mundësi të informohen drejtpërdrejt për mundësinë e rritjes së shumicës parlamentare, për qëndrimin e Alternativës kundrejt këtij zhvillimi, si dhe për detyrimet e funksionarëve të Alternativës në pushtetin ekzekutiv dhe drejtoritë përkatëse.