Paralajmërohet bojkot i mësimit në Labunishtë të Strugës
Nxënësit e Labunishtës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin në shkollat fillore dhe të mesme, përcjell TV21.
Në një tubim të organizuar nga Bashkësia Lokale e Labunishtës, në mbledhje me kërkesë të qytetarëve të Labunishtës është marrë vendim që: Nëse deri në fillim të gjysmëvjetorit të dytë nuk zgjidhet problemi me guroret, fëmijët nuk do të lejohen të vijojnë mësimet në shkollat fillore dhe të mesme.
Meqenëse deri më sot nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Ekonomisë,
vendimi i marrë në mbledhjen e organizuar nga Bashkësia Lokale Labunishtë hyn në fuqi nga e hëna.