Murtezani: Hyrja e ASh-së në Qeveri, për shpëtimin e Ahmetit e jo për ndryshimet kushtetuese
Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri shërben vetëm për shpëtimin e Ali Ahmetit dhe nuk i bën numrat për ndryshimet kushtetuese. Kështu vlerësoi sot zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani, në një deklaratë për TV21.
Ai madje hapi dilemën nëse hyrja e ASh-së, në vend se të zgjerojë do të zvogëlojë frontin pro-evropian.
“Ata që trumbetojnë hyrjen e ASh-së në Qeveri le të shpjegojnë nëse ka ndonjë plan për të siguruar numrin e 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese ose nëse kjo do të shkaktojë copëzimin ose zvogëlimin e potencialit koalicionues drejt BE-së”, tha Murtezani.