Vërshimet në Skenderaj shkatërruan edhe mijëra libra nëpër shkolla (Foto)

Komuna e Skenderajt është njëra nga komunat që është prekur më së shumti nga vërshimet e ujit.

Dëmet konsiderohen të jenë të mëdha, pasi uji ka depërtuar në shumë shtëpi, stalla të bagëtive, objekte afariste e qendra e qytetit ishte e përmbysur nga uji.

Në disa fotografi të shkrepura nga fotografi Marjan Komani, shihet se uji ka rrëmbyer gjithçka ka gjetur para, duke përfshirë shkolla, lokale, shtëpi e vetura.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotografitë që pasqyrojnë gjendjen pas vërshimeve në Skenderaj: https://klankosova.tv/fotografite-e-komanit-qe-pasqyrojne-demet-e-vershimeve-ne-skenderaj-foto/