Ka humbur momentumi për ndryshime radikale
Shkruan: Liridon Ramadani
Në një vend ku kemi një parti politike e cila për 20 vjet është në pushtet nuk mund të ketë rotacion normal.
ASH para vetes ka dy opsione ose ndryshim radikal duke u radikalizuar ose ndryshim të pjesshëm duke u futur në qeveri.
Nuk është as momentumi e as nuk ka mundësi për t’u radikalizu opozita përshkak shumë faktorëve ndër ta edhe përshkak situatës së ndezur në ballkan ndërmjet forcave properëndimore dhe atyre proruse si dhe përshkak të ikjes masive të rinis.
Opsioni i vetëm më real është ndryshimi i pjesshëm dhe kjo bëhet duke u futur në qeveri.
Ky bashkpunim me Bdi duhet të ketë caqe dhe kushte.
Synimi i bashkëpunimit duhet të jetë:
Pastrimi i i skenës politike nga figurat e vjetra në të dyja kampet.
Etablimi i rrugës properëndimore të RMV dhe zgjidhja e gjitha kontesteve.
Balanci i pushtetit mes BDI DHE ASH.
Këta synime do të sjellin:
Pastrimin e skenës politike nga njerëzit që dyshohet ose jan të korruptuar ose kriminalizuar.
Largimin e temave ,,madhore” kështu duke sjell në fokus tema që i tangojnë realisht qytetarët e këtij vendi.
Duke pasur balanc në pushtet do të kemi dhe garë të barabartë mes subjekteve.