Apasiev kritikon ministrin Bekim Sali pse avancoi 14 shqiptarë
Puna e ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali, po i pengon kryetarit të Levicës, Dimitar Apasiev. Përmes rrjeteve sociale Apasiev ka akuzuar ministrin Sali për shkak të avancimit të 14 shqiptarëve në shëndetësi.
Kritikave të Apasievit i është përgjigjur edhe sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
“Nëse dëshiron ta dish a je në rrugë të mbarë, shih kush të sulmon dhe për çfarë të sulmon.
Kundërshtarët, ndonjëherë, duhet falënderuar, sepse ata na bëjnë ta njohim veten më saktë”, ka shkruar Ibrahimi në përgjigjen e tij.