Kërkohet paraburgim për shkupjanin, dyshohet se ka përdhunuar një vajzë
Prokuroria kërkon paraburgim për një 24-vjeçar nga Shkupi, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se me 13 janar ka përdhunuar një vajzë me të cilën më herët ka qenë në lidhje dashurie.
“I dyshuari, 24-vjeçar nga Shkupi, më 13 janar në një banesë në rrugën “Mavrovska”, ka përdhunuar një vajzë me të cilën paraprakisht ka qenë në lidhje prej disa muajsh. Ai ka hyrë në banesën ku ndodhej viktima dhe ndonëse ajo ka rezistuar, duke përdorur forcë fizike dhe goditje e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.