Si e ndryshoi Taravari diagnozën për Ali Ahmetin (VIDEO)
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, informoi së fundmi se ASh-ja është e gatshme t’i bashkëngjitet qeverisë. Ky ndryshim drastik i kursit të Aleancës për Shqiptarët vjen në një kontekst kur Ali Ahmetit po i shterren numrat e deputetëve, për shkak të përçarjes në parti.
Taravari nuk ka një sqarim për ndryshimin e kursit dhe afrimin me Ali Ahmetin. Vetëm para disa muajve, ASh-ja dhe sidomos Taravari ishin të ashpër ndaj BDI-së dhe kreut të saj. Madje, në një konferencë për media, doktor Taravari e quajti Ahmetin “njeri me probleme reale shëndetësore”.
“Mendoj se Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore. Unë i uroj që së shpejti të ketë pension të këndshëm, shpresoj për 1-2 muaj do të shkojë aty ku duhet”, deklaronte Taravari.
Por, me hyrjen në Qeveri, Aleanca për Shqiptarët po i zgjat jetën BDI-së dhe po e shtyn pensionimin e Ali Ahmetit. Pavarësisht epilogut të bisedimeve për hyrjen e ASh-së në Qeveri, duket se doktor Taravari, shumë shpejt pasi u bë kryetar partie, e ka ndryshuar diagnozën për Ali Ahmetin.
Taravari.