Maqedoni

Taravari: ASH ka kuadro të udhëheq me çdo institucion

ASH ka kuadrot më të mira te shqiptarët, sikurse mjekë, inxhinjerë e shumë sfera të tjera. Ne me kuadrot tona mund të drejtojmë çdo institucion. Këtë e potencioi i parti i ASH-së, Arben Taravari sonte në “Clikck Plus” në Tv 21.

“Mund të drejtojmë dhe të japim makismumin me çdo ministri nëse do bëheshim pjesë e Qeverisë”, tha lideri i ASH-së, Arben Taravari.

Lufta anti-korrupsion është sfera ku ASH mund të jep më shumë kontribut, tha më tej Taravari.

“Patjetër të ketë marrëveshje dhe ulemi të kemi komunikim me grupe formale dhe nëse e marrim këtë rrugë duhet të arsyetohemi dhe para qytetarëse pse hymë në Qeveri dhe pse sakrifikohemi. Kemi edhe masat tona që i kemi prezentuar dhe shumica prej tyre janë anti-korrupsion dhe SHBA është e ineteresuar në luftën e korrupsionit dhe nëse kyçemi në Qeveri, ASH mund të jap kontribut të jashtëzakonshëm aty”, theksoi më tej Taravari.

Ai tha se ASH ka kapacitet dhe mund të ndihmojë shumë edhe në arritjen e ndryshimeve kushtetuese.