Kovaçevski për arratisjen e të burgosurit: Do ta shkarkojmë drejtorin për Ekzekutimin e Sanksioneve
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot nëse do ketë përgjegjësi dhe shkarkimi rreth rastit të arratisjes së të burgosurit, Bekim Memeti, tha se veç më ka filluar procedura e ndërrimit të drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, informon Klan M.
“Sinqerisht nuk jam i kënaqur nga drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe tash më kam filluar proces të selektimit të një drejtori të ri të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve”, tha Kovaçevski. /KlanMacedonia/