MPB tregon detaje për arratisjen e të burgosurit: Ia ka marrë armën policit dhe e ka plagosur
MPB ka dhënë detaje se si ka ndodhur arratisja e të burgosurit në Idrizovë, i cili ka ikur gjatë transportimit të tij për në spital.
Nga MPB thonë se arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës. Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë drama ka ndodhur në autostradë.
“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”, thonë nga MPB.
Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.