Maqedoni

Punëtorët e ndërtimtarisë nga Turqia rrahin kolegët e tyre nga Shkupi

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një konflikt fizik mes disa shtetasve të Turqisë, që po punonin në Shkup si punonjës të ndërtimtarisë dhe dy punonjësve tjerë nga Shkupi.

MPB bën të ditur se janë arrestuar shtetasit e Turqisë, të cilët sipas raportimit kanë sulmuar fizikisht dy punëtorët tjerë nga Shkupi.

“Me datë 11.01.2023 në ora 17:30 në zonën e Qendrës nga policët e SPB-Shkup janë ndaluar M.K.(33), J.K.(19), A.K.(42) dhe A.T.(36), të gjithë nga Republika e Turqisë, pas një raportimi nga Q.J.(44) dhe J.J.(22), të dy nga fshati Çiflik i Shkupit, sipas të cilëve, rreth orës 11:00 para një objekti në ndërtim në zonën e Qendrës, derisa ishin duke kryer punime ndërtimore, pas një keqkuptim, janë sulmuar fizikisht me sende të forta nga të raportuari të cilët gjithashtu po kryenin punime ndërtimore në objekt”, thonë nga MPB.