Gjykata konfirmon: Komuna e Tetovës nuk ka bërë kërkesë për shpronësimin e tokës
Gjykata themelore e Tetovës ka konfirmuar pohimet e kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami, se për lëndën për eksproprijimin e tokës së një banori të Tetovës në fillim të vitit 1998, gjykimi ka përfunduar në fund të vitit 2016 dhe komuna e Tetovës nuk ka bërë ankesë. Bëhet fjalë për tokën që iu mor një banori për hapjen e bulevardit Iliria në Tetovë, për të cilën, edhe pse vlerësimi kishte qenë vetëm 50.000 euro, pala deri më tani ka tërhequr nga komuna mbi 1 milion euro, në emër të vonesave.
“Ju njoftojmë se për lëndën PJK/ nr 150/15, është marrë vendim aktvendim më 04.11.2016, i cili është bërë i formës së prerë nga 23.11.2016 dhe ekzekutiv nga 10.01.2017, kurse komuna e Tetovës, nuk ka parashtruar ankesë për lëndën PJK/ nr 150/15”.shkruan në përgjigjen e gjykatës së Tetovës”, njoftojnë nga Gjykata e Tetovës.
Pas njohjes me këtë vendim, vit më parë, kreu i komunës Bilall Kasami, bën ankesë por edhe sqarim në gjykatën e Apelit në Gostivar. Por prej rreth një viti, nuk as përgjigje e as vendim. Kasami thotë se reagim nuk ka as për padinë e ngritur mbi dyshimet për krim të organizuar për këtë lëndë, në Prokurorinë e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Ne kemi ngritur edhe padi kundër një grupi që ne dyshojmë se janë të organizuar për zhvatjen e parave të qytetarëve, i paditëm deri në prokurorinë për krim të organizuar dhe e njëjta është bërë në fillim të vitit 2022 por nuk kemi përgjigje nëse pranohet apo refuzohet”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Kërkuam përgjigje edhe nga gjykata e Apelit në Gostivar, por, nga atje na thanë se lënda e kërkuar, është kthyer në gjykatën themelore të Tetovës në vitin 2016, ndërsa nuk ka ankesë për të njëjtën më vonë. Sipas Kasamit, indikacioni për keqpërdorim fillon në vitin 2001, kur edhe pronari i tokës ndërron jetë dhe lënda tërhiqet nga gjyqi pasi nuk paraqitet asnjë trashëgimtar, ndërsa 14 vite më vonë, e njëjta ankimohet dhe i rikthehet gjykimit, me trashëgimtar të ri.
“Në vitin 2014, gjykata e apelit në Gostivar e informon për vendimin e gjykatës të vitit 2001 dhe aty me automatizëm ia japin të drejtën e ankesës. Bën ankesë pala në vitin 2014 dhe në vitin 2015 gjykata e apelit e anulon vendimin e gjykatës të vitit 2001 dhe nga këtu nis gjithë procesi”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Por, edhe pse e drejta e ankesës palës i është dhënë 14 vite më vonë, sipas ekspertëve të Ligjit, një lënde, i duhet dhjetë vite për vjetërsim të plotë total pas të cilës periudhë nuk mund të bëhet ankesë. /Alsat.mk