Maqedoni

Gostivar, i moshuari gjendet i vdekur në një objekt hotelerie

Gjatë ditës së djeshme një 74-vjeçar është gjendur i vdekur në një objekt hoteliere në Gostivar. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se mjekët kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune.

“Dje (09-janar) në ora 11:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, ka ndërruar jetë 74-vjeçari N.T.. Mjeku nga ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Është kryer këqyrja dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i N.T. është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB-Tetovë.