ASH e Likovës: Komunës sonë po i bëhet padrejtësi e dyfishtë!
“Të dashur banorë të komunës së Likovës, komuna jonë është njëra nga komunat më të mëdhaja rurale, por kjo nuk po përkthehet në shërbime sikur në komunat tjera që janë me banorë sa ne ose më pakë se ne”, thuhet në fillim të reagimit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Likovë. Më tej, kjo degë e partisë shqiptare në opozitë akuzon Qeverinë se po i bën padrejtësi banorëve të Likovës.
“Padrejtësia po na bëhet nga qeveria, që është diskriminim dhe nga udhëheqësia e komunës sonë që ështe ose pa aftësi ose mungesë vullneti për t’u angazhuar qe qytetaret t’i gëzojnë shërbimet që iu takojnë.
Banorët e komunës tonë meritojnë t’i marrin shërbimet shëndetësore në vendin tonë sikur që i marrin banorët e komunave tjera.
Më shumë shërbime ne komunën do të thotë më shumë mirëqenie dhe më shum punësime dhe jo vetem, por edhe nje lehtësim më i madh për qytetarët e kësaj komune”, mbyllet reagimin i ASH-së në Likovë.