KFOR-i refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë, Vuçiq gati sa nuk qan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-i e ka refuzuar kërkesën e tyre për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
Vuçiq thotë se në letër thuhet se KFOR-i “po vëzhgon me kujdes se çfarë po ndodh në veri”.
“Por ata nuk iu referuan një pjese të rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata iu referuan normës normative për të ruajtur rendin dhe ligjin. Ata bënë një gabim tjetër. Një herë kërkuan nga autoritetet në Beograd që të ekstradojnë Millosheviqin në Vidovdan, kështu këtë herë treguan në prag të Krishtlindjeve. Në prag të Krishtlindjes, nëse marrim përgjigje negative, e dimë që nuk është rastësi”, tha Vuçiq për Pink, raporton RTS, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë, Serbia kishte kërkuar kthim të forcave ushtarake në Kosovë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb. /Klankosova.tv.