Plagosen dy serbë në Shtërpcë, arrestohet pjesëtari i FSK-së
Arerstohet personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.
Sipas informacioneve jozyrtare nga ‘Indeksionline’, i riu me inicialet A.K dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. I dyshuari u dërgua në Ferizaj për t’u marrë në pyetje, shkruan ‘Kurir.rs‘.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. mashkull/ kosovar, i moshës 33-vjeçare. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”.- thuhet në njoftimin e policisë.
Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviq, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës.