Tetova dhe Kërçova, qytetet me ajrin më të ndotur në vend
Normalizimi i trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të ndodh nga data katër janar. Për dallim nga një ditë më parë kur disa avion u ridrejtuan në aeroportin e Prishtinës, sot pavarësisht mjegullës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ateruan një pjesë e avionëve. Mjegulla ka mbuluar një pjesë të madhe të territorit të vendit dhe sipas Entit Hidrometeorologjik, ditët e ardhshme qartësia do të jetë më e madhe, por mjegulla do të vazhdojë të jetë e pranishme.
“Nga pasditja dhe orët në vazhdim do të kemi shi në luginën e vardarit dhe erë e lehtë veri perëndimore dhe kjo erë do të ndikojë në dobësimin e mjegullës për një kohë të shkurtër dhe shi i dobët në luginën e vardarit. Kushtet për mjegull do të zvogëlohen edhe gjatë ditës së nesërme, për shkak se do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë veriperëndimorë. Gjatë natës së enjte do të kemi përsëri kushte për mjegull. Kushtet për mjegull do të zvogëlohen deri nga e premtja dhe të shtunën dhe më pas do të ketë më shumë lagështi”, thonë nga Enti Hidrometeorologjik.
Nga Automoto Lidhja e Maqedonisë u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos tejkalojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm në zonat ku ka rrezik për rrëshqitje të dheut.
“Qarkullimi zhvillohet në disa rrugë me lagështirë, ndërsa për shkak të mjegullës ka ulje të dukshmërisë në disa rrugë. Në akset rrugore Manastir – Prilep, Ohër – Strugë, Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Katllanovë, Koçan – Shtip ka mjegull ku dukshmëria është nga 50 deri në 100 metra, ndërsa në Tetovë – Grupçin deri në 50 metra. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Lidhja e Maqedonisë rekomandon mos tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut”, thonë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Gostivari, Kërçova, Tetova dhe Prilepi përveç mjegullës përballen edhe më ndotje të lartë të ajrit, pas tyre renditet kryeqyteti. /Nistori/
PM10/M3
“Kërçova 194.573 mg/m3
Tetovë 145.89 mg/m3
Prilep 129.57 mg/m3
Gostivar 124.9 mg/m3
Shkup Qendër 99.76 mg/m3