Këshilli Komunal shkarkoi komandantin e policisë në Tetovë, Jetmir Abazi, BDI abstenoi
Këshilli komunal i Tetovës shkarkoi nga detyra komandantin e policisë së Tetovës, Jetmir Abazi.
Shkarkimi i tij ishte në rend dite të seancës së sotme të këshillit, ku u miratua edhe buxheti për 2023.
Shkarkimi i komandantit të policisë në Tetovë, Jetmir Abazi pasoi pasi atij i ka kaluar mandati për ushtruar këtë pozicion.
Sipas informacionëve, për shkarkimin e Abazit votuan 16 këshilltarë, ata të Besës dhe VMRO-së, por kanë abstenuar këshilltarët nga radhët e BDI-së. Partitë opozitare shqiptare dhe nga BESA në disa raste kanë akuzuar Abazin si njer të afërt me BDI-në.