Kolumna

Diferencimi i librave në bibliotekën shkollore

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

DIFERENCIMI I LIBRAVE NË BIBLIOTEKËN SHKOLLORE

Këto janë ca kujtime të paharruara, por janë edhe shumë të dhimbshme për ata/ato që i përjetuan. Ishte shumë vështirë dikur të punoje në arsim e sidomos të ligjërosh lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe ate të historisë. Pra, për të gjithë mësuesit ishte një kohë shumë e vështirë. Në ato kohëra kur unë dhe shokët e mi punuam në arsim si mësuesë.

Nuk ishte lehtë edhe me mësuesit para nesh, sepse edhe ata kishin përjetuar presione shumë të vështira gjatë proçesit edukativo – arsimore në shkollat shqipe. Gjithnjë ishe nën trysni që kjo nuk duhet bërë ashtu, por duhet bërë kështu siç themi ne. Shumëçka dhe gjithçka të imponohej jashta vullnetit dhe dëshirës së mësuesit dhe nxënësve shqiptarë. Mbaj mend si sot, kur pa paralajmëruar kishin ardhur në zyrën e drejtorit zotri Shukri Deharit dy ispektorë të arsimit të përkatsisë maqedone.

Ata kishin ardhur me një qëllim të caktuar dhe të egërsuar. Kishin kërkuar nga drejtori të takoheshin me mua dhe me arsimtaren Zonjën Maide Jashari dhe Qahil Idrizin që ligjëronim lëndën e gjuhës shqipe, por herë pas herë punomin edhe në bibliotekën shkollore ku u jepnim nxënësve lektyra shkollore dhe libra tjerë për të lexuar.

Mirëmbajtsi i higjenës erdhi në klasë ku ishim duke mbajtur orë mësimore. Na tha se dretori i shkollës zotri Shukri Dehari, mua (Nehat Jahiu) dhe arsimtaren Zonjën Maide Jashari dhe arsimtarin z. Qahil Idrizin na thëret të shkonim në zyrën e tij.

Trokitëm në zyrën e drejtorit dhe u futëm brenda në zyrë. Pasi u përshëndetëm me inspektorët na njoftuan se do të i bëjnë një vizitë bibliotekës shkollore. U nisëm drejt bibliotekës, unë hapa derën me çels dhe u futëm brenda në bibliotekë. Ata kishin ardhur për të bërë diferencimin e disa librave së bashku me autorët e tyre shqiptarë, sepse ishin të shpallur si nacionalistë nga pushteti i asaj kohe.

Filluan me listën e auatorëve të librave që mbanin në dorë, por tani e ndryshuan planin e tyre dhe çdo libër shqip që autori ishte shqiptar duhej të nxirren nga biblioteka. Pra, të gjithë autorët e librave shqip ishin nacionalistë dhe së bashku me ta duhej të diferencoheshin edhe librat e tyre.

Vendimi i tyre ishte që çdo libër shqip me autor të nxirren nga biblioteka, të futen nëpër kutija dhe të i marrin me vete. Ashtu edhe vepruan. I morën librat dhe ikën në qytetin e Kumanovës. Oh, Zot si e përjetuam një gjë të tillë unë dhe arsimtarja Maide Jashari, Qahil Idrizi dhe drejtori i shkollës Shukri Dehari. Një veprim i tillë sot e kësaj dite më kujtohet dhe asnjëherë nuk mund ta harrojë. Librat u tërhoqën nga biblioteka si nacionalistë së bashku me autorët e tyre.

Këto libra asnjëherë nuk na u kthyen edhe pse ne, shumëherë së bashku me drejtorinë kërkuam që të na kthehen librat në bibliotekë, por një gjë e tillë kurr nuk ndodhi. Çfarë ndodhi me librat e nxjerrura nga biblioteka kurrë nuk mundem të jap përgjigje se ku përfunduan librat të marun me dhunë nga biblioteka shkollore. Një gjë e këtillë ndodhi në vitin shkollor 1986/87.

Edhe gjatë vitit 2001 kur unë edhe gjatë kësaj kohe udhëhiqja me bibliotekën, në këtë vit, kohë lufte për të drejtat tona shqiptare, biblioteka jonë shkollore,biblioteka e shkollës fillore “Faik Konica” e fshatit Sllupçan u dogj tymë e flakë, por për fat të mirë shpëtuan një numër i vogël i librave.

Marrrë nga libri ” Kujtimee e një mësuesi”, aotor Nehat Jahiu. Botuar në ” ” lena Graphic” 2022 në Prishtinë