Takohen rektorët e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës
Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, mirëpriti në një takim miqësor Rektorin e Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
“Në kuadër të implementimit të marrëveshjes mes dy institucioneve, gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit për projektet e përbashkëta, për shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve, dhe për hulumtimin shkencor. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e riaktivizimit dhe vijimin e procedurave për krijimin e Asociacionit të Universiteteve Publike Shqiptare”, ka theksuar pas takimit rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.
“Gjatë këtij takimi një rëndësi e veçantë iu dha kontirbutit që Universiteti i Tiranës ka dhënë për zhvillimin e Universitetit të Tetovës”, shtoi rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti.