Edhe një drejtor i Alternativës me rezultate rekorde gjatë vitit 2022, janë paguar 45 milionë euro mbështetje për kompanitë
Mbështetje për bizneset, më shumë vende pune
Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini nga AlternAtivA, ka numëruar rezultatet e arritura të dikasterit të tij në përkrahje të kompanive gjatë vitit 2022.
“Sivjet janë paguar rekord 45 milionë euro mbështetje shtetërore për kompanitë, për investime gati 200 milionë euro.
Në vitin 2022 Janë nënshkruar 277 kontrata të reja, deri tani numri më i madh që nga miratimi i Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve.
410 kompani janë përkrahur me Ligjin për Përkrahje Financiare të Investimeve dhe janë paguar rekord 23 milionë euro për investime të realizuara në vitin 2021 në vlerë prej 100 milionë euro.
79% më shumë mbështetje financiare e paguar në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 (kur janë paguar gjithsej 12.9 milionë euro)”, njofto Emini, duke shtuar se kompanitë që përfituan nga përkrahja e qeverisë punësojnë 27.431 punëtorë.
Lidhur me rezultatet e arritura nga Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Bekim Emini, ka reaguar edhe partia e tij Alternativa.
“AlternAtivA, me të gjitha kapacitetet e saj në Qeveri do të vazhdojë të përkrahë bizneset e vendit, me qëllim krijimin e më shumë vendeve të reja të punës që sjellin zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët”, thuhet në reagimin e Alternativës.