Kumanovarët i “grahin” alkoolit, për dy ditë policia kapi 70 shoferë të dehur
Policët nga SPB Kumanovë gjatë fundjavës kanë kryer aksion kontrollues për sanksionimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e trafikut.
Brenda dy ditëve, në rajonin e SPB Kumanovë janë sanksionuar gjithsej 206 shoferë. Prej tyre 124 janë dënuar për shkak se drejtonin automjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuat, 70 janë dënuar për drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit, 10 për drejtimin e mjetit pa patentë shoferi dhe 2 për veturën e paregjistruar./Lideri.mk