Tetovari sulmon fizikisht gruan dhe djalin, policia heton rastin
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë ditës së djeshme ka marr një denoncim për dhunë në familje. Sipas njoftimit për media të SPB-Tetovë 55 vjeçari Sh.F. ka sulmuar me një mjetë të fortë bashkëshorten dhe djalin e tij. Policia heton rastin.
“Më datë 25.12.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, 46- vjeçarja nga Tetova, ka raportuar se ajo dhe djali i saj janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.E. (55) nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk