Pres konferencë e rëndësishme e ministrave Çupi dhe Aliti në Qeveri, u prezantua projekti “Qendra për diasporë”
Në një pres konferencë të përbashkët ministri për Shoqëri Informatike dhe ministri i Diasporës, Xhemail Çupi prezantuan projektin Qendra për diasporë ku veçse janë nënshkruar marrëveshje në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 23 komuna.
“Realizimi i këtij projekti është shumë me rëndësi për zhvillimin e ndërveprimit me komunitetin e biznesit në RMV në bazë të numrit të madh të qytetarëve në diasporë, duke përfshirë edhe kontributin e tyre në avancimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit”, deklaroi mr këtë rast ministri Çupi.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me kënaqësi të plotë e përkrah këtë bashkëpunim, tha ministri Aliti, përmes sigurimit të shërbimeve dhe mjeteve digjitale si dhe përmes përkrahjes së administratës e cila do të angazhohet për dhënien e shërbimeve ndaj diasporës.
“Ky bashkëpunim do të reflektoje pozitivisht dhe do të hapen dyert për ndihmë, përkrahje dhe përshpejtim të procedurave të qytetarëve që jetojnë jashtë, si dhe kushte për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Përpjekjet e MSHIA do të vazhdojnë në drejtim të sigurimit të sa më shumë shërbimeve dhe informacioneve me qëllim të tejkalimit të vështirësive dhe pengesave për qasjen ndaj të njëjtave”, theksoi ministri Aliti.