Ish kryetari i LASH-it Etem Xheladini dekoroi Fatos Rushitin, kryetarin e Klubit “Jehona e Karadakut”
Arsimdashësi dhe aktivisti i shoqerisë civile në Kumanovë, Etem Xheladini, ka dekoruar kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve në Kumanovë “Jehona e Karadakut”, Prof.dr Fatos Rushiti. Dekorata i është Rushitit për një vit të suksesshëm të Klubit të Shkrimtarëve që e udhëheq.
Rushiti është treguar falënderues për këtë dekoratë të pranuar.
“Të pranosh mirënjohje nga Etem Xheladini njëri ndër prominentët kryesor të kauzës për arsimin në gjuhën shqipe, guximtar i pa shoq e atdhedashës, kreator i shumë proceseve kombëtare jo vetëm në Kumanovë por në të gjithë Maqedoninë, vërtetë një ndjesi fisnikërie dhe gëzim i mbuluar me aromë arbërore. Etem Xheladini pedagog i shkëlqyer i Arsimit Teknik çdo herë kabinetin e tij e kishte në dispozicion për të debatuar dhe vendosur tema të rëndësishme kombëtare. Shpesh e thoja ndër miq një “Riçard Hollbrukshqiptar”, për ballafaqimet sypatrembura me sllavomaqedonasit viteve kur duhej te rrezikohej jeta për arsimin e mesëm. Veç tjerash Etem Xheladini shtyu përpara shumë individualitete shkencore e kulturore duke ua trasuar rrugën për formim profesional dhe qe tani në shumë sfera kontribuojnë e ndihmojmë rritën shqiptare në Maqedoni. Mirënjohje të larta nga unë dhe shumë falënderime zemre miku im i çmuar lartësisht Etem Xheladini”, ka shkruar Fatos Rushiti me rastin e pranimit të kësaj dekorate.