Maqedoni

Pse zvarriten punimet për autostradat? Boçvarski: Vitin 2023 realizojmë 120 km autostrada

Të arnuara, me gropa dhe jo të sheshta. Në këtë gjendje janë shumë autostrada të vendit. E rikonstruimi i tyre zhvillohet me ritëm tejet të ngadaltë.
Ka tetë vite që punohet në rrugën Kërçovë-Ohër, ndërsa 2 km e para të autostradës Shkup-Bllacë assesi të përfundojnë. Seksioni prej pesë kilometrash Katllanovë-Petrovec i autostradës Veles-Shkup po rikonstruktuohet për më shumë se dy vjet. Pyetëm Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve se a do të mund të udhëtojmë vitin e ardhshëm nëpër rrugë më të mira.

“Vitin e ardhshëm si¬ç kemi informuar tashmë duhet të fillojmë me realizim të mbi 120 km autostradë të re, këto janë Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, Prilep-Manastir, të vazhdojë dhe të përfundojnë deri në fund të vitit të ardhshëm, ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, ku të gjitha problemet që hasëm, i tejkaluam me të gjitha institucionet në vend.”- deklaroi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson standardet për tu quajtur autostradë, ani pse qytetarët vazhdojnë të paguajnë në pikat pagesore rrugore. Këtë e pranoi në Click Plus edhe vetë drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”, Ejup R ustemi. Por qytetarët do të vazhdojnë për një periudhë ta pacaktuar të paguajnë njëjtë nëpër pagesa rrugore, ngaqë çmimet nuk do të ndryshojnë.

“Në këtë moment nuk kemi bërë analiza shtesë për atë se në ç’drejtim duhet të shkojnë çmimet. Shohim se në rajon në disa shtete vetëm se u rritën çmimet në pikë pagesa, te ne momentalisht çmimet ngelin të njëjta.”- pohoi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në rrugën prej rreth 150 km nga Shkupi në Gjevgjeli, janë pesë pika të pagesës për të cilat do të duhet të paguani 360 denarë në një drejtim. Për këtë vit nga pikë pagesat janë grumbulluar rreth 49 milion euro, që është rreth 300 mijë euro më shumë se vitin paraprak.
“Në vitin 2022, deri në muaji nëntor, qarkullimi nga mbledhja e pagesave është realizuar në vlerë prej 3.011.234.374,00 denarë ose deri më tani është 48.936,161 euro.”- bëjnë të ditur nga NP “Rrugët Shtetërore”.

95% e buxhetit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2023 është për investime kapitale, e pjesa më e madhe e tyre për infrastrukturë rrugore, thotë Boçvarski. 244 milion euro janë të dedikuara për Korridorin 8 dhe 10, ndërsa për rrugët lokale 6 milion euro.