Taravari: Edhe një doktor i shkencave mjeksore rreshtohet me Aleancën për Shqiptarët
Visar Shani Miftari
I lindur në vitin 14.10.1987 në Tetovë, ku dhe ka mbaruar arsimin e mesëm, në shkollën e mesme medicinale “Nikola Shtejn” në vitin 2005/2006.
Në vitin 2011/12ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në fushën mjekësisë, ndërsa specializimin në fushën e neurologjisë, e ka kryer në vitin 2017/2018 në Shkup.
Ciklin e tretë të studimeve e ka përfunduar në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, në vitin 2017.
Nga viti 2018 është i punësuar në Universitetin e Tetovës si asistent dhe mbulon lëndë nga lëmia e mjekësisë. Ka marrë pjesë në kongrese, seminare dhe trajnime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Visar Shani Miftari ka botuar punime shkencore dhe profesionale në fushën e Mjekësisë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare në 5 vitet e fundit.
Me 28 Shtator mbrojti temën e Doktoraturës me temë “Rezultati 6 mujor i qëllimeve të terapisë antikoagulante te pacientët me fibralacion artrijal dhe lidhëshmëria me statusin mental” në Univerzitetitn “Goce Delçev” – Shtip Fakulteti i Mjeksisë.
Është i punësuar edhe në një klinikë private në Ferizaj, Kosovë.