Maqedoni

FOTO| “Tigrat” rrahin disa persona në Shkup?

Forcat Speciale Policore “Tigrat” para disa ditësh kanë rrahur disa persona në afërsi të Parkut të Shkupit.

Sipas dëshmive të siguruara nga Almakos, personat Xh. I dhe E. I kanë qenë duke lëvizur me veturë në drejtim të hotel “Park”, për një moment janë ndaluar nga forcat speciale policore “Tigrat”, me këtë rast u janë kërkuar letërnjoftimet, të njëjtit ju kanë dhënë letërnjoftimet, dhe papritmas ata janë sulmuar nga “Tigrat”.

“As nuk i kanë treguar arsyet se pse janë ndaluar, e as nuk ju kanë thanë asgjë, vetëm se menjëherë i kanë sulmuar duke i rrahur pa patur ndonjë sebep paraprak, bile njërin prej tyre e kanë gjuajtur edhe në shport të mbeturinave”, – thotë një i afërm i Xh.I lidhur me këtë rast.

E se çka ka pësuar njëri prej të sulmuarve nga policia mund të shikoni në fotografitë e më poshtme.