Gjatë Orës Së Mësimit, Bie Tavani Në Gjimnazin “Sami Frashëri”
Nxënësit e shkollës së mesme të gjimnazit “Sami Frashëri”, po detyrohen të vijojnë mësimin në kushte të rënda.
Siç raporton faqja “Vrojtuesit e Lagjes Prishtina”, gjatë orës mësimore një copë e fasadës ka rënë mbi bankën e shkollës.
Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë nxënës të lënduar, apo nëse problemi është rregulluar.
Postimi:
“Gjendja e shkolles se gjimnazit: “Sami Frasheri”. Tavani (nje cope e fasades!) bie ne ore te mesimit”.