Mickoski: Me këtë Qeveri krimi dhe korrupsioni vetëm po thellohen
Gjatë vizitës së sotme në komunën Aerodrom me rastin e ngjarjes “Ideja jote për ndryshime”, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me ardhjen e ekipit amerikan për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se me këta njerëz që janë në Qeveri dhe në krye të institucioneve, krimi dhe korrupsioni vetëm mund të thellohen. Prandaj, siç shtoi, na duhen zgjedhje dhe njerëz të rinj që do t’i drejtojnë këto institucione në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
-Me këta njerëz në këto institucione jo vetëm që nuk ka shpresë, por korrupsioni dhe krimi vetëm mund të thellohen. Njeriu që është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shtatë vjet, Qeveria që është qeveri për më shumë se pesë vjet dhe partia që është pjesë e asaj Qeverie për më shumë se 20 vjet dhe janë arsye për krimin dhe korrupsionin në Republikën e Maqedonisë nuk mund të jenë zgjidhje. Prandaj, cilido qofte ekip hetuesish fillimisht duhet të nisë nga Qeveria. Pikërisht për këtë arsye po them se sa më shpejt kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare me njerëz të rinj në krye të këtyre institucioneve, aq më shpejt do të gjejmë zgjidhje për krimin dhe korrupsionin.