Kurti viziton policin që u plagos mbrëmë në veri: Kriminelët do të ndiqen e dënohen
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar policin Ekrem Neziri i cili u plagos mbrëmë në veri të Kosovës.
I pari i ekzekutivit ka thënë se kriminelët do të ndiqen e dënohen, transmeton Klan Kosova.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”.