September 28, 2024
Maqedoni

Botohet në katër gjuhë libri i ekonomistit Nexhat Bexheti nga Tetova

Është publikuar në katër gjuhë libri i ekonomistit nga Tetova, Nexhat Bexheti.
Botimi i titulluar “Zhvillimi ekonomik në bazë të koncentrimit demografik”, është në gjuhën shqipe, maqedonase, angleze dhe kroate.

“Këtë libër e trajtoj si një shkëndi e dalur nga Tetova, e cila do t’i bëjë dritë njerëzimit të botës.
Këtu gjendet teoria e cila tregon se si do të munden shtetet të zhvillohen duke i zvogluar shpenzimet buxhetore, indirekt t’a përmiresojnë standardin jetësor të qytetarëve të vet. Kjo teori është duke u analizuar në disa shtete, po ashtu paraqitet edhe si materie burimore për studime shumdimenzionale për fenomenet ekonomike.
Përndryshe kjo teori është e para e plasuar nga shqiptarët e mbarë botës. Libri është shtypër në katër gjuhë: Shqip, Kroatisht, Anglisht dhe Maqedonisht. Redaktor: Musa Limani”, ka njoftuar autori Bexheti.