Tifozët e Bashkimit nga Kumanova sulmohen në Shkup, reagon ASH
Tifozët e KF Bashkimi, Ilirët janë sulmuar fizikisht në lagjën Aerodrom në Shkup. Ata thonë se sulmi ka ndodhur si pasojë e mungesës së sigurimit të mjaftueshëm policor gjatë ndeshjes futbollistike.
Lidhur me këtë sulm ka reaguar Aleanca për Shqiptarët duke kërkuar urgjentisht që Ministria e punëve të brenshme të zbuloj kryerësit e këtij sulmi.
Ja Reagimi i plotë nga ASH:
Jemi të indinjuar dhe të brengosur nga rasti i ushtrimit të dhunës ndaj tifozëve të KF Bashkimi Ilirëve në lagjën Aerodrom në Shkup
Prezenca e huliganëve dhe huliganizmit nëpër stadiume e sidomos kur në fushë ndeshen dy klube të futbollit të etnive të ndryshme, është veprim që ka për qëllim destabilizimin dhe krijimin e ndjenjës së pasigurisë në vendin tonë.
Huliganët që dje sulmuan tifozët e Bashkimit nuk ishin në stadium deri në momentin e sulmit, erdhën nga jashtë të maskuar e të pajisur me armë të ftofta, thika, gurë, si dhe shkopinjë prej hekuri e metali.
Publikisht pyesim se cili ishte dhe është roli i policisë në këtë rast? Nga zyrtarët e KF Bashkimit nënkuptuam që ndeshja e futbollit sigurohej vetëm nga dy polic dhe niveli i sigurisë ishte zero.
Kërkojmë urgjentisht që Ministria e punëve të brenshme të zbuloj kryerësit e këtij sulmi si dhe të zbulohen motivet dhe arsyet e sulmit, ndërsa ndaj huliganëve të shqiptohen dënime për cënim të siguris dhe sulm të organizuar.
Tifozëve të lënduar ju dëshirojm shërim e rehabilitim të shpejtë.