Talenti kumanovar që po shënon gola në stilin e Ibrahimoviçit (VIDEO)
Ekipi i të rinjve të Kumanova Milano 2010 dje barazoi 2-2 me Makedonija GJP, në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë të Ligës së pionierëve (gjenerata 2006), shkruan Open-TV.
Ajo se çfarë ra në sy në këtë ndeshje ishte goli fantastik me thembër i talentit të ri, Shaban Memeti, në stilin e Zlatan Ibrahimovicit për avantazhin 2-1.
Për Shaban Memetin ky është goli i dytë i tij në këtë kampionat. Trajner i tij është Erkan Jusuf.
Ndryshe, Shaban Memeti është nip i futbollistit të Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi.
E pra nuk thonë kot: Dardha bie nën dardhë. Nipi Shabani shkon hapave të dajës Taulant Seferi. /Open-TV.