Shqipëri

Sulmi në xhaminë e Tiranës, identifikohet autori

Policia e Shqipërisë tashmë ka identifikuar autorin e sulmit me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona. Sulmuesi është identifikuar si Rudolf Nikolli nga Burreli. Ai ka qëlluar me thikë pesë persona brenda ambienteve të xhamisë. Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.