Maqedoni

Vëllezërit Azizi nga Kumanova pajisen me shtetësi

Vëllezërit Ramadan dhe Imer Azizi (ish ushtar i dy luftërave të UÇK-së) nga Kumanova për të cilët javën e kaluar ALSAT raportoi se për 40 vite jetojnë në Kumanovë dhe nuk kanë shtetësi, mësohet se përfundimisht kanë fituar statusin shtetas. Informacionin për ALSAT e kanë konfirmuar vetë vëllezërit Azizi por edhe zyrtarë të MPB-së, shkruan Alsat. Në procedurë për të fituar këtë të drejtë janë edhe motrat e tyre, të cilat gjithashtu janë të lindura dhe të rritura në Kumanovë por që nuk posedojnë shtetësi. /Adrian Kerimi