Kadriu për hyrjen e ASH-së në Qeveri: Rivaliteti me BDI-në do jetë i ashpër dhe fushbetejë e rëndë
Gazetari i njohur Arbër Kadriu ka shprehur mendimin e tij lidhur me mundësinë e hyrjes së ASH-së në Qeveri, transmeton InfoShqip.
Ai thekson se rivaliteti me BDI-në do jetë i ashpër dhe dhe fushbetejë e rëndë.
Në vazhdim shkrimi i plotë:
“Mundësia e ASH-së për të hyrë në Qeveri, më duket shumë e arsyeshme dhe normale. Pas gjitha dilemave, kjo parti është pro-evropiane, pro ndryshimeve kushtetuese e megjithatë do të ketë fuqi politike për të sjellë ndryshime, e që mbetet qytetarët t’i shohin se çfarë do të bëjnë nga programi i tyre i premtuar.
Rivaliteti me BDI-në do të jetë i ashpër dhe fushëbetejë e rëndë, ndërkaq ata që e shohin inkuadrimin e kësaj partie në ekzekutiv si shitje apo thikë me dy teha, janë muhabete pallavrash dhe pavlerë, andaj tani është mundësia për ta testuar ASH-në tamam ashtu siç duhet. Mendoj që opozita duhet të bëhet edhe përbrenda në Qeveri, por me realizim-punë e jo vetëm me llafe!” shkruan ai./InfoShqip.com