Ministri Sali i kthehet përkohësish profesionit me ligjëratë para nxënësve për shëndetin oral
Me stomatologun tim jemi ekip i shkëlqyer dhe po punojnë së bashku për ta përmirësuar shëndetin oral dhe të përgjithshëm! Higjiena e mirë, kontrollet e rregullta të dhëmbëve dhe mënyra e jetesës së shëndetshme na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm. Këto ishin pjesë e porosive të ligjëratës së ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, përndryshe stomatolog i suksesshëm, para nxënësve të Shkollës Fillore “Bratstvo” në Shkup.
“Diskutuam edhe se si të lahen dhëmbët si duhet, si dhe për ushqimin e shëndetshëm dhe këshillat e tjera për ta mbrojtur shëndetin oral, i cili është vendimtar në këtë moshë”, tha Sali pas ligjëratës së mbajtur.