Maqedoni

Të shtëna në SHBA: Një burrë vret 10 persona në dyqanin Walmart

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona në supermarketin Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Burri që besohet të jetë menaxheri i dyqanit, hapi zjarr dhe më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani është i vdekur.

Llogaria në Twitter e qytetit Chesapeake shkruan: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.

Ka pak detaje, por një polic raportoi për jo më shumë se 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Asnjë motiv nuk ka dalë.

Zëdhënësi Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Walmart tha se ishte “i tronditur nga kjo ngjarje tragjike” dhe se ishte “duke punuar ngushtë me zbatimin e ligjit”.