Mirënjohje për veteranët e arsimit në Kumanovë me rastin e “22 Nëntorit”
Shoqata “Java Kulturore Shqiptare” me kryetar Agim Behlulin me sukses ka organizuar manifestim solemn në Kumanovë me rastin e 22 Nëntorit-Ditës së Alfabetit.
Në këtë manifestim janë ndarë mirënjohje për personalitete që kanë kontribuar për jetën kulturore, arsimore dhe shoqërore shqiptare në qytetin historik të Kumanovës.
Tre veteranëve të Arsimit Shqip ju ndanë Mirënjohje me rastin e 22 Nëntorit për vitin 2022
Shoqata ” Java Kulturore Shqiptare ” Kumanovë për çdo vit ndan Mirënjohje për 22 Nëntorit, veteranëve të arsimit që kontribuan ndër vite.
Për arritjet dhe kontributin e dhënë për katër dekada në procesin edukativo – arsimor, këtë vitë u ndanë Mirënjohje:
Rita Rushiti Iseni,
Izaim Nuredini,
Nexhmedin Saliu
Në mesin e atyre personaliteteve ishte edhe ish kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Etem Xheladini.
Sot isha i priviligjuar nga Shoqata ‘ Java Kulturore Shqiptare” Kumanovë, me që më ndanë Mirënjohje, për kontributin tim ndër vite për mirëvajtjen e manifestimit enkas për nder të Ditës së Alfabetit.
Falenderoj kryetarin Agim Beluli, me stafin e tij të mrekullueshëm, që pos ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve kishte organizuar një manifestim shumë të begatshëm kulturorë- artistik, ku morën pjesë gjitha shkollat fillore e të mesme”, tha Xheladini pasi pranoi mirënjohjen nga kryetari Agim Behluli.